Uncategorized

Falsifikonin formularët e testeve Covid e dërgonin njerëz në vendet e BE, arrestohen 4 biznesmenët

Katër persona janë vënë në pranga në Tiranë për mashtrim, falsifikim dokumetesh, fshehje të të ardhurave dhe mospagim taksash e tatimesh.

Me finalizimin e operacionit “Shtegtimi”, u arrestuan 34-vjeçari Ergys Vejseli, 44-vjeçarja Gentiana Konini, 32-vjeçarja Klotida Çela dhe 37-vjeçari Petrit Cara, të katërt banues në Tiranë, me aktivitet tregtar agjenci udhëtimi.

Qytetarët e përmendur më sipër kanë përfituar nga situata e pandemisë dhe kanë bërë para duke u mundësuar udhëtarëve që të udhëtojnë në vendet e BE, kryesisht në Gjermani.

Klientëve, ata u kanë marrë nga 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, dhe kanë falsifikuar po ashtu edhe formularët e testeve të Covid apo garancitë e destinacionit në vendin pritës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button