Sport

Festë për Krishtëlindje me 18 persona, stuhi polemikash mbi lojtarët e Tottenham dhe West Ham

ANGLI-Në Angli ka polemika pasi tre lojtarë të Tottenham (Reguilon, Lo Celso, Lamela) dhe një nga West Ham (Lanzini u mblodhën së bashku me familjet e tyre për të festuar Krishtlindjen, duke shkelur bllokimin të cilit i nënshtrohet qyteti i Londrës. Një foto e lojtarëve të buzëqeshur (18 vetë gjithsej) ndezi zemërim në rrjetet sociale. Të dy klubet kërkuan menjëherë falje dhe policia lokale ka hapur hetim.

Kufizimet e vendosura në zonën e Londrës i parandalojnë njerëzit të shkojnë në shtëpitë e të tjerëve, përveç në raste të veçanta. “Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer dhe dënojmë me forcë këtë imazh që tregon disa nga lojtarët tanë me familjen dhe miqtë së bashku në Krishtlindje, veçanërisht pasi ne dimë sakrificat që të gjithë kanë bërë në të gjithë vendin për të qëndruar të sigurt gjatë periudhës së pushimeve.” Shkruan klubi i Tottenham.

Në skuadrën e Tottenham, Jose Mourinho nuk e fsheh zhgënjimin dhe thotë se ai i kishte dhënë Regulion një derr portugez për ta bërë atë të ndjehej më pak i vetëm gjatë pushimeve. “Një dhuratë fantastike. Një dhuratë fantastike. Një gic portugez, që është fantastik për një portugez e një spanjoll – tha Special One pas fitores kundër Leeds – Kështu që unë ia dhashë atij sepse më thanë se do ti kalonte Krishtlindjet vetëm.

E mendova për të. Por nuk ishte vetëm, siç mund ta shihni. E si klub padyshim që ndihemi të zhgënjyer sepse u japim lojtarëve të gjithë edukimin, u japim lojtarëve të gjitha rekomandimet dhe natyrisht nuk jemi të lumtur. Ishte një surprizë negative për ne ” Në mbrëmje Lamela dhe Lanzini kërkuan ndjesë, por të gjithë lojtarët do të përballen me një dënim të rëndë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button