Argetim

Filmi më i shumëpritur për 2021! Shtyhet sërish premiera e ‘No time to die’, e fundit në serinë e James Bond!

NEW YORK–  Premiera e filmit të fundit në serinë e James Bond, ‘No time to die’ është shtyrë përsëri për shkak të koronavirusit.

Filmi më shumë pritur për 2021-shin, u caktua të dilte në kinematë e Amerikës së Veriut në 10 Prill 2020, ndërsa së fundmi është planifikuar për t’u shfaqur në kinematë botërore më 8 tetor të këtij viti.

Shtyrja për herë të tretë e premierës, tregon sesa ndikim të dëmshëm ka pasur pandemia në ‘Hollywood’.  Filmi i 25-të në serinë Bond është i pari që vonohet kaq shumë, dhe e gjitha për shkak të pandemisë.

Kjo do të jetë hera e fundit që aktori Daniel Craig do të interpretojë rolin e agjentit sekret britanik.

Pandemia e koronavirusit ka prishur industrinë e filmit, duke bërë që sallat e kinemave të mbyllen për muaj të tërë dhe të largojnë audiencën.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button