Aktualitet

Flet mjeku shqiptar pasi vaksinohet kundër Covid-19:M’u duk si çlirim nga pandemia

Mjeku shtoi se shpreson që me vaksinimet të arrijnë t’i japin fund pandemisë që ka mbërthyer botën.

TIRANË– Mjeku Albert Troci tregoi se ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Mjeku shtoi se shpreson që me vaksinimet të arrijnë t’i japin fund pandemisë që ka mbërthyer botën.

“Mund të them që është një ndjesi e mirë. Ajo që ndjeva në atë moment është si të thuash një çlirim. Më duket si dita e çlirimit ku ne do të fillojmë ta heqim tani e tutje nga jeta virusin. Shpresojmë që ky vit të jetë viti i pastrimit global nga Covid.Kjo është doza e parë, pas 21 ditësh bëhet doza e dytë në krahun tjetër për të evituar reaksione lokale. Duhet patur parasysh se kur një person sa është vaksinuar pas 10 ditësh kur është marrë doza e dytë ka një fillim imuniteti.”, u shpreh mjeku.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button