Sport

Formacionet e derbit: Daja e Dede vendosin, si rreshtohen Partizani e Tirana

Partizani-Tirana, një duel që nis pres orës 18:00 në stadiumin Elbasan Arena.  Edhe kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë, një mungesë e madhe, duke marrë parasysh që ultrasit janë një nga gjërat më të bukura në vitet e fundit.

Të kuqtë pritet të luajnë me formacionin 4-3-3. Në portë si gjithmonë Hoxha, në mbrojtje janë Mala, Bitri, Belica dhe Hakaj. Broja, Murataj dhe Cordeiro janë të përzgjedhur për mesfushën,  kurse Asani, Solomon dhe Bardhi mbulojnë ofensivën.

Te Tirana Dede në portë do të jetë Bekaj, i cili para tij do të ketë dyshen treshen Toshevski-Hoxhallari-Najdovski.  Edhe në këtë ndeshje mesfusha pritet të jetë me katër. Batha e Toli pozicionohen në qendër, kurse Halili e Ismajlgeci nga krahët.  Në sulm do të luajnë nga minuta e parë Seferi dhe Muçi, të cilët do të mbështeten nga argjentinasi Agustin Torassa.

PARTIZANI (4-3-3): Hoxha; Mala, Belica, Bitri, Hakaj; Murataj, Broja, Cordeiro; Asani, Solomon, Bardhi. Trajner: Ilir Daja.

TIRANA (3-4-1-2): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Hoxhallari; Halili, Toli, Batha, Ismajlgeci; Torassa; Muçi, Seferi. Trajner: Nevil Dede.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button