Bota

FOTO/Kërkojnë lirimin e Navalnyt, mbi 2 mijë protestues të arrestuar në Rusi

Më shumë se 2100 persona janë arrestuar në Rusi gjatë protestave anti-qeveritare që janë zhvilluar këtë të shtunë në Moskë dhe në qytete të tjera ruse.

Mes të arrestuarve ka qenë edhe gruaja e Navalnyt por ajo është lënë e lirë pak orë më pas.

Protestuesit kërkojnë lirimin e liderit të opozitës Alexei Navalny, ndërkohë duket se autoritetet policore kanë reaguar ashpër dhe kanë arrestuar mijëra njerëz në temperatura të ulëta deri në -15C.

Mediat bëjnë me dije se demonstruesit thërrisnin “Turp, turp” në Vladivostok teksa policët me veshje të rënda dhe shkopa gome arrestonin protestuesit duke i marrë në furgonët e policisë.

Mes të ndaluarve ishte dhe Yulia Navalnaya, bashkëshorte e kritikut të Kremlinit, Navalny, e cila ishte në krye të protestës në Moskë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button