Aktualitet

FOTO/ Rrëshqitje masive gurësh, bllokohet aksi Librazhd-Elbasan

Sipas një njoftimi nga autoriteti rrugor, bëhet e ditur se si pasojë e shirave, në sasi gurësh ka rënë mbi aksin Librazhd-Elbasan, ku ka sjell dhe bllokimin e një zonë që është problematike, kur ka reshje.

LIBRAZHD-Një sasi gurësh ka bllokuar aksin Librazhd-Elbasan. Sipas një njoftimi nga autoriteti rrugor, bëhet e ditur se si pasojë e shirave, në sasi gurësh ka rënë mbi aksin Librazhd-Elbasan, ku ka sjell dhe bllokimin e një zonë që është problematike, kur ka reshje.

Mësohet, se po punohet për pastrimin e plotë të rrugës, që të bëhet i mundur qarkullimi normal i automjeteve.

Njoftimi i plotë: 

“Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, afër Murashit, një zonë problematike sa herë që ka reshje . Kontraktori i mirëmbajtjes i ndodhur në terren po punon me mjete  e punëtorë  për pastrimin e plotë të rrugës për ta rikthyer qarkullimin në normalitet. Drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve dhe lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën,”-thuhet në njoftim.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button