Aktualitet

FOTOT/ Kjo është gruaja liberale e Përparim Ademit, pozat me biftek, birrë e turshi

TIRANË– Gruaja që po shikoni në foto është Vjollca, gruaja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit që ekzekutoi paraditen e 31 janarit dy të dashurat e tij motra më njëra-tjetrën, Kristina dhe Zhaneta.

Totalisht kundër traditës, me birrë në dorë, Vjollca shihet teksa pozon krah Ademit, i cili ndryshe nga e shoqja ka zgjedhur ta shoqërojë mishin me një gotë verë të kuqe.

Në tavolinën e çiftit ligjor, nuk mungojnë perimet e turshitë, për të shoqëruar mishin. Ajo që vihet re në fotot e Vjollcës është se edhe dy viktimat, Kristina dhe Zhaneta nuk i kursenin pëlqimet. Të dyja reagojnë në forma të ndryshme në pozat e të dashurit të përbashkët me gruan e tij ligjore.

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit.

Sot, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur ata në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy të vrarave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button