Aktualitet

Fshati Lazarat i harruar nga Bashkia Gjirokastër/Situata skandaloze në rrugët e fshatit

Rruga e fshatit Lazarat shfaqet shumë problematike ditën e sotme kur rreshjet e shiut kanë qënë të pandërprera për disa ditë. Punimet e kryera nga ujësjellësi kanë mbetur pezull duke lënë shumicën e rrugëve të brendshme të fshatit në gjendje skandaloze,dhe sot siç shihet situata paraqitet mjaft e rrezikshme për banorët që përshkojnë rrugën pasi 70% e rrugës është mbuluar nga gurët që kanë mbetur anës saj nga gërmimet e ujësjellësit. Këto gurë mund të përplasen nga automjetet me njëra tjetrën kur kalojnë duke rrezikuar ndodhjen e ndonjë aksidenti të mundshëm.

Fshati Lazarat shihet shpesh në postimet e Bashkisë në reklamimin e punëve të kryera,kjo pasi Lazarati  është një fshat me shumë banorë dhe sigurisht ky potencial i tij përkthehet në numër votash për pushtetin lokal,kjo është edhe arsyeja kryesore pse përmendet shpesh në postimet e Bashkisë Gjirokastër por mesa duket sot moti me rreshje nxori hapur punën e Bashkisë që ka qënë vetëm fasadë sepse në të vërtetë problematika qëndron aty.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button