Sport

Gentian Muca, mes futbollit dhe politikës: Unë në politikë…? Jam i dobishëm edhe tani për komunitetin

Gentian Muca ish-mbrotjësi i Tiranës është një ndër lojtarët e larguar nga drejtuesit dhe ish-trajneri bardheblu, pavarësisht se gjatë sezonit të titullit të 25-të kampion udhohëpqi ekipin në fushë si kapiten. AKtalisht shtatlarti tiranas aktivizohet tek Pirshtina në Kosovë dhe gjatë këtyre ditëve të festive të funditit gjendet në kryeqytet. “Tani që kam ardh me pushime njerëzit më kritikojnë ca boni këshut spo fitoni, mendojnë akoma se jam me Tiranën,” – thotë Muca.
Largimi i tij ishte një surprise jo vetëm për tifozët por edhe për vetë Gentin. “Eshtë dicka që nuk e zgjedhim dot ne, se do jetë fundi, nuk ndodh gjithmonë që fundit të jetë i hidhur. Por ne e zgjidhëm largimin tim nga bardheblutë me marrëveshje, me konsensus. Të them të drejtën për c’ka arrita me Tiranën dhe mënyrsa se si u largova nuk kam gjë pishman,” shton Muca i cili më pas tregon për kalimin e tij tek Prishtina.
“Më shumë se sa lëvizja për në Kosovë, ishte ndërrimi i ambientit pas mëse 10 vitesh. Isha mësuar me këtë rutinën, por gjithësesi klubi, shokët e skuadrës të gjithë më kanë bërë të ndihem shumë mirë. Koha e përshtatjes ka qenë shumë e shkurtër, pavarësisht se ndodhi në mes të sezonit. Në cdo kryeqytet të Europës të kisha shkuar do ndihej mungesa, por në Prishtinë më kanë bërë të ndihem shumë mirë dhe më kanë lehtësuar atë mërzitjen e largimit, sepse mërzitja ishte shumë e madhe, por u desh bër për arsye profesionale.Por nëse tek klubi bardhblu doli i tepërt, kjo gjë nuk ndodh me Gentian Mucën në kryeqytet apo lagjen ku ai banon. Në prag të këtyre zgjedhjeve, baza e Partisë Demokratike e lagjes numër 8 ku ai jeton e propozoi në listë për deputet dhe nga votimet e vbëra ai ishte ndër të parët, në mos i pari me vetëm 6 vota kundër. “Më vjen mirë që kisha këtë pëlqim, por unë edhe pa qenë i përfshirë në politikë, mundohem të jem i dobishëm për komunitetin, jo vetëm atë sportiv por edhe shoqëror. Nuk di cfarë të them ende për politikën dhe këtë zgjedhje është dicka ë i përket së ardhmes,” – përfundon Gentian Muca në intervistën e tij dhënë për Top Channel.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button