Aktualitet

Gjenerata e Kardhiqit peticion pushtetit vendor për ndërhyrje në fshatin e harruar(FOTO)

14 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjirokastrës ndodhet fshati Kardhiq.

Kardhiqi është një nga fshatrat e hershëm në jug të vendit, i cili ka një të shkuar të lavdishme por prej vitesh ky fshat vuan mungesën e investimeve nga pushteti vendor.

Për këtë gjenerata e Kardhiqit që përfshin breza të ndryshëm që e kanë origjinën nga ky vend kanë zhvilluar një peticion ku janë mbledhur firmat për sa i përket problemeve që ky fshat ka.
Në kërkesën drejtuar njësisë vendore Cepo ata shtrojnë disa shqetësime që kërkojnë zgjidhje.
Siç është : infrastruktura rrugore kjo pasi rruga që të çon drejt këtij fshati është krejtësisht e amortizuar,
ndërhyrje për pastrimin e kanaleve vaditëse
vendosja e një pllakade që dëshmon historinë e këtij fshati
të përmisohet lapidari i dëshmorëve.
Sipas vendasve realizimi i këtyre pikave është kyçe për vazhdimësin e tij . Në këtë fshat ka aktualisht vetëm dy familje ndërsa të tjerët janë larguar për një jetë më të mirë. E megjithatë ata nuk i harrojnë rrënjët ndaj dhe duan investime në Kardhiqin e historisë kulturës e natyrës që ky fshat të ketë vazhdimësi dhe pse jo ti kthehet lavdia e dikurshme që vitet ja zbehën ndërsa ky pushtet e braktisi totalisht.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button