Uncategorized

Gjermania mund të zgjasë bllokimin e vendit përtej 10 janarit, Ministri i Shëndetësisë: Shifrat janë akoma shumë të larta

GJERMANI- Gjermania mund që të zgjasë masat anti-Covid të vendosura në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkuajnë se kjo masë e re mund të merret për shkak të numrit të lartë të personave me Covid. Në lidhje me këtë gjë ka folur edhe Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahnn. Në një intervistë për mediat gjermane ai tha se nuk dihet se sa mund të zgjasin kufizimet pasi shifrat janë ende shumë të larta.

“Shifrat janë akoma shumë të larta, kështu që ne duhet të zgjasim kufizimet”, tha ai.

Ai tha se niveli i infeksionit në vend duhet që të ulet patjetër pasi situata nuk mund që të vazhdojë në këtë formë.

“Kjo është më mirë sesa të relaksohesh shumë herët dhe pastaj, mbase për disa javë, do të përballemi me pyetje të reja dhe të vështira,” shpjegoi ai.

Gjermania ka huyë në një “lockdown” në fillim të nëntorit. Fillimisht mbyllja ishte planifikuar deri në dhjetor, por shtimi i rasteve të reja ka bërë që të shtyhen deri në janar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button