Aktualitet

Gjirokastër/Aksi i fshatit Arshi Lengo i amortizuar,Banorët:Nuk e njohim Kryetarin e Bashkisë

Fshati Arshi Lengo në njesinë administrative Antigone vuan prej më shumë se 20 vitesh mungesën e infrastrukturës rrugore.Aksi rural përgjatë zonës së quajtur Lagjia e Re është i amortizuar dhe nuk është vënë dorë nga organet e pushtetit vendor.Gjatë periudhës së reshjeve të larta gropat e hapura mbi këtë aks tejmbushen me ujë duke rrezikuar kalimin si të automjeteve dhe të kalimtarëve të rastit.Banorët e këtij fshati janë shprehur për Channel 7 se përgjatë këtyre viteve askush nuk është interesuar për situatën e shkaktuar.Ndërkohë ata të fundit kanë pohuar se nuk e njohin kreun aktual të Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi.Banorët gjithashtu kanë pohuar se në qoftë se nuk fillojnë ndërhyrjet për aksin do bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme.
Fshati Arshi Lengo për shkak të afërsisë me qytetin e Gjirokastrës vetëm 5 kilometra konsiderohet lagjie e qytetit dhe është fatkeqësi për banorët e zonës të cilët ndihen të neglizhuar nga organet kompetente lidhur me faktorë të cilët jane jetikë për komunitetin.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button