Aktualitet

Gjirokastër/ Amortizimi i banesave karakteristike rrezik për kalimtarët

Banesat e braktisura e të degraduara me kalimin e kohës, i japin një imazh të pahijshëm qytetit të Gjirokastrës. Shumë prej tyre janë të pabanueshme, disave nuk u dihen pronarët apo këta të fundit janë prej vitesh në emigrim. Më problematike mbeten ato që janë me bashkëpronar pasi ndërhyrja në to është më e ndërlikuar nga ana e instancave.
Moti i keq i ditëve të fundit ka sjellë amortizimin e mëtejshëm të tyre. Në banesën e braktisur në lagjen Varosh e cila njihet nga banorët e zonës si “shtëpia e nëmur” për shkak se është djegur tre herë, ka patur rënie të gurëve. Një incident të tillë kamera e RTV Channel 7 e fiksoi në moment ku një qytetare i shpëtoi fatmirësisht goditjes.
Kalimtarë dhe banorë të zonës apelojnë për ndërhyrje të rregullimit të saj . Kjo pasi rrezikon jetën e qytetarëve. Në Gjirokastër numri i banesave që kërkojnë ndërhyrje janë rreth 15 të tilla .

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button