Aktualitet

Gjirokastër/Astrit Mitati në vështirësi ekonomike,Bashkia i refuzon ndihmën për të motrën e sëmurë

Qytetari Astrit Mitati, banor i lagjes Gërhot përjeton vështirësi ekonomike.56 vjeçari po mban me shumë vështirësi dhe mundime familjen prej 13 anëtarësh të gjithë të papunë.Ndërkohë nën kujdestarinë e tij ka dhe te motrën,Zhuljetën 50 vjeçare e cila vuan nga çrregullime të spektrit mendor dhe pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar.Zoti Astrit i detyruar për shkak të mungesës së kushteve e mban të motrën e sëmurë në një godinë të rrënuar e cila ka shërbyer më parë si stallë derrash.Qytetari në fjalë është shprehur se burimi i vetëm financiar është pensioni i së motrës i cili është i papërballueshëm për të mbuluar kurimin e sëmundjes.Lidhur me problemin në fjalë i është drejtuar këshillit bashkiak pesë herë dhe është refuzuar duke e quajtur këtë gjest nga bashkia si diskriminues.Që prej datës 13 shtator të vitit të kaluar qytetari i është drejtuar kreut të Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi me një kërkesë ku nëpërmjet të cilit kërkon ndihmë financiare si kujdestar për të motrën invalide,rikthimin në pune pasi sipas tij është shkarkuar padrejtësisht si dhe një godinë me kushte modeste për të motrën e sëmurë që të jetojë si të gjithë dhe të përballojë sëmundjen e saj.Lidhur me kërkesën e drejtuar ende nuk ka marrë përgjigje nga kryebashkiaku Golemi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button