Aktualitet

Gjirokastër/Channel7 gjen produkte të skaduara në markete. AKU: Nuk kemi konstatuar asnjë rast jashtë afatit të përdorimit.

Pas denoncimit të bërë nga Channel 7 për produktet jashtë afatit të përdorimit të gjetura në marketet dhe dyqanet e qytetit të Gjirokastrës, AKU ka nisur në terren kontrollet për evidentimin e rasteve. Ndërkohë që kemi kërkuar informacion në lidhje me kontrollet e bëra nga AKU,të cilët na informojnë se në inspektimet e kryera prej tyre në terren nuk kanë gjetur produkte jashtë afatit të përdorimit.

Sipas Aku në muajin janar 2021 janë bërë 90 inspektime nga të cilat 9 paralajmërime për mungesë dokumentacioni,zakonisht mungesë rinovimi të librezave shëndetësore dhe rinovimi i analizës së ujit, dhe janë marrë 40 mostra për analiza fiziko kimike dhe  mikrobiologjike,por nuk është konstatuar asnjë rast shkeljeje me datat e afatit të përdorimit.

Që nga tejkalimi i datës së skadimit, konsumimi i ushqimit mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin për shkak të përhapjes së baktereve. Ligji përcakton detyrimet e afatit në varësi të llojit të produkteve

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button