Aktualitet

Gjirokastër/Këmbësorët ecin në asfalt,trotuaret të pushtuar nga bizneset

Në qytetin e Gjirokastrës midis shumë problematikash një tjetër situatë shqetësuese që përbën rrezik për jetën e qytetarëve e sidomos të fëmijëve janë trotuaret shumë të ngushtë,e në disa raste nuk ka fare. Edhe në ato pak lagje sidomos në qendër të qytetit trotuaret e bollshme përdoren si pronë private e bizneseve. Ajo që vihet re në një vëzhgim të bërë në qytet është se trotuaret që i afrohen standarteve janë kryesisht në qendër,kjo sdo shumë mend për të kuptuar se punët bëhen si fasada thjesht për t’u dukur,sepse po të hysh në shumë lagje të Gjirokastrës,vihet re një gjendje e pakëndshme për qarkullimin e këmbësorëve. Në disa vende trotuari është i gjerë me centimetra ku sdo të kishte mundësi të kalonte asgjë dhe jo një njeri,ndërkohë që ndërtimet me vend e pavend si të shtëpive,pallateve apo bizneseve nuk e kanë çarë kokën se kanë zaptuar trotuarin sepse lejen e kanë në xhep për sa kohë janë miq të institucioneve që i lëshojnë këto leje.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button