Aktualitet

Gjirokastër/ Lagështira po degradon godinën e shkollës “Petro Poga” në Lunxhëri. Bashkia asnjë masë për ndërhyrje.

Shkolla Petro Poga në Lunxhëri është ndërtuar në vitin 2008,një investim i bërë për të mbledhur nxënësit e të gjithë krahinës duke shkurtuar kështu shpenzimet e mbajtjes hapur të shkollave të fshatrave me vetëm 5 apo 10 nxënës. Pas disa vitesh shkolla duket në gjendje të mjerueshme,si të ishte e ndërtuar shumë më herët nga cfarë është në të vërtetë. Godina paraqet probleme në strukturën e saj të jashtme ku lagështia ka pushtuar jo vetëm tarracën por edhe muret. Ndërsa edhe në ambjentet e brendshme të shkollës aty ku fëmijëve ju duhet të kalojnë të paktën 6 orë përballen me lagështinë dhe mykun e krijuar në mure,duke u bërë shkak për shfaqjen e sëmundjeve kryesisht të të ftohtit apo virozave. Situata sidomos gjatë stinës se dimrit ku shirat kanë qenë të pakursyer ditët e fundit paraqitet edhe më problematike për këta fëmijë të cilët duhet të bashkëjetojnë me mykun e lagështine.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button