Aktualitet

Gjirokastër/Moti i keq përmbyt sitin arkeologjik të Adrianopolit

Vetëm 15 km nga Gjirokastra, afër fshatit Sofratikë, shumë pranë rrugës nacionale Gjirokastër – Kakavijë, gjenden rrënojat e sitit arkeologjik të Adrianopolit. Qyteti antik i ndërtuar në kohën e sundimit romak është një ndër atraksionet kryesore turistike të zonës. I ndodhur shumë pranë qendrës së banuar, siti është lehtësisht i arritshëm nga banorët dhe turistët. Kushtet atmosferike të këtij dimri po shënojnë pasoja negative në rrënojat shekullore që janë përmbytur totalisht nga uji. Situata që përsëritet çdo vit le gjurmë që thellojnë degradimin e sitit arkeologjik.

Qyteti i periudhës romake i quajtur Adrianopoli, daton në shek II e.s. Amfiteatri me një kapacitet prej 4.000 vendesh është zbuluar në vitin 1984.
Ekspedita e parë arkeologjike filloi në 1963, ndërsa prej vitit 2004 janë kryer studime dhe gërmime nga misioni shqiptaro – italian që ka hedhur dritë mbi historinë e këtij qyteti të periudhës romake.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button