Aktualitet

Gjirokastër/Moti i keq rikthen rrezikun për banorët e pallatit 5 katësh në lagjen Punëtori

Reshjet e shiut me intesitet të lartë përgjatë orëve të fundit kanë shkaktuar dëme të shumta në vendin tonë.Në lagjen Puntori në Gjirokastër është rikthyer problematika e pallatit 5 katësh i cili rrezikon të shembet për shkak të shkarjes së dheut. Gjatë orëve të fundit ka patur çarje të betonit të rrugës ndërsa toka ka rrëshqitur disa metra. Pak ditë më parë prefekti Odise Kote dhe kryebashkiaku Flamur Golemi në një inspektim të zonës qetësuan banorët se nuk përbënte rrezik, ndërkohë që 17 ditë pas vazhdon e njëjta problematik ku nuk është marr asnjë masë nga ana e pushtetit vendor. Në këtë pallat ka rreth 16 familje, teksa rreziku ndihet tek banorët cdo herë që moti përkeqësohet.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button