Aktualitet

Gjirokastër/ Pallati 5 katësh në rrezik shembjeje, vazhdon ping-pongu mes institucioneve, banorët në mëshirë të fatit

Moti i keq i ditëve të fundit ka sjellë probleme tek pallati 5 katësh në lagjen Punëtori në Gjirokastër . Ku gjatë ditë së djeshme ka patur çarje të betonit të rrugës ndërsa toka ka rrëshqitur disa metra. Pavarësisht se banorët që po u rrezikohet jeta kanë bërë disa herë apel për ndërhyrje asnjë masë nuk është marr por vazhdon sorollatja e tyre nga ana e pushtetit vendor.
Dy javë më parë prefekti Odise Kote dhe Kryebashkiaku Flamur Golemi nga kjo zonë u munduan të kalonin situatën duke u shprehur se gjendja ishte nën kontroll dhe se nuk përbënte rrezik duke e lënë në heshtje problemin prej ditësh.
Moti i keq bëri që ditën e djeshme , banorët të dalin jashtë shtëpive të tyre të alarmuar . Të gjendur pa zgjidhje disa prej banorëve janë detyruar të lënë banesat duke marr shtëpi me qera .
Nga ana tjetër sipas kreut të emergjencave civile Fatri Brahimi në një prononcim për RTV Channel 7 thotë se gjatë ditës së sotme ka mbërritur një grup nga sistemi gjeologjik që do të studiojë zonën për t’ia trasmetuar më pas bashkisë Gjirokastër, për të ndjekur hapat e mëtejshëm. Ky grup ka ardhur edhe para një jave për studim . Pyetja që lind është sa kohë i duhet “ekspertëve ” të shikojnë zonën dhe të ndërhyjnë , çfarë bënë gjatë kësaj kohe ?
Gjithashtu ditën e djeshme është hartuar një shkresë drejtuar Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për çeljen e fondeve në rastin në fjalë. Fondi që nevojitet kap vlerat e 1 miliard eurove që bashkia Gjirokastër nuk i ka . Por tek sa ping-pongu mes bashkisë , zyrës së studimeve gjeologjike dhe qeverisë vazhdon banorët u duhet të jetojnë cdo ditë me frikën se tragjedia mund të ndodhë nga momenti në moment. Kur një ndërhyrje e tillë mund të ishte bërë më parë duke qenë një problem i mbartur . Çfarë priste bashkia e Gjirokastrës ? Nga ana tjetër miratimi ose jo i një fondi me këtë shifër mbetet një pikëpyetje e madhe për 16 familjet që janë në rrugë të madhe

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button