Aktualitet

Gjirokastër/ Qytetarët: Ngrohja na kushton , çmimi i drurit shkon në 45mijë lekë 1 metër kub

Qytetarët e Gjirokastrës po përballen me vështirësi financiare për sigurimin e ngrohjes në këto ditë të ftohta dimri. Energjia elektrike është mjaft e shtrenjtë e po ashtu dhe ngrohja me dru është e papërballueshme për buxhetin e tyre por të gjendur para mundësive të pakta, ata detyrohen të zgjedhin këtë të fundit .
“Çmimi është i lartë, 45 mijë lekë një metër kub dru po nga energjia elektrike kemi zgjedhur atë”-thotë një qytetar.
“Shumë vështirë po çfarë të bëjmë se përballojmë energjinë elektrike”-thotë një tjetër qytetar.
Për të kursyer shpesh detyrohen të mos ngrohen duke i përballuar ditët e ftohta pa ndezur sobën apo të tjera pajisje ngrohëse.
Në Gjirokastër 1 metër kub dru kushton nga 4500- 5000 lekë, një shifër e lartë për xhepin e qytetarëve .

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button