Uncategorized

Gjirokastër/Rruga Iljaz Bobi e amortizuar prej 30 vitesh,Banorët:Bojkotojme zgjedhjet nëse nuk bëhet nderhyrje

Vazhdon amortizimi i akseve urbane në lagjet e qytetit të Gjirokastrës.Nje prej shumë rasteve që janë konstatuar evidentohet në rrugën Iljaz Bobi në lagjen SMT e vendosur 4 km larg qendrës së qytetit të gurtë.Kjo zonë përfshin mbi 100 familje të ardhura nga zonat rurale të Gjirokastrës. Siç shihet dhe nga pamjet ndihet neglizhenca mbi 30 vjeçare nga ana e organeve përgjegjëse.Ky aks përkeqësohet gjatë periudhës së reshjeve me intensitet të lartë duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve si dhe banorët që kalojnë përgjatë tij.
Këta të fundit janë shprehur ka mbi 30 vite që nuk është vënë dorë mbi atë lagjie dhe qeveritarët vijnë vetëm për të marrë votën nëpër takime,ndërkohë kanë pohuar se nuk do votojnë në zgjedhjet e ardhshme së bashku me familjarët në rast se vazhdon situata ekzistuese.
Janë 100 familje të një lagje periferike të qytetit të Gjirokastrës të cilët vuajnë këtë problematikë mbi 30 vjeçare dhe ende janë nën harresë të plotë nga pushteti lokal dhe ai qendror

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button