Aktualitet

Gjirokastër/Shtylla e energjisë elektrike prej vitesh rrezikon jetën e banorëve të fshatit Erind

Një shtyllë elektrike e vendosur që në vitin 1992 në fshatin Erind është jashtë parametrave të sigurisë duke rrezikuar jetën e banorëve të lagjes dhe sidomos fëmijëve të cilët janë të pavetdijshëm për rrezikun që paraqitet. Banorët e lagjes shprehen se janë ankuar disa herë pranë OSHEE për këtë problem por nuk kanë marrë një zgjidhje. Një banor thekson se kërkon nga shteti shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme,pasi rastet të tilla nuk kanë munguar në fshat,duke risjellë në kujtesë një ngjarje të rëndë të ndodhur para disa vitesh ku një vajzë e re humbi jetën kur ra në kontakt me rrymën elektrike. Ata shprehen gjithashtu se janë përpjekur vetë me mundësitë e tyre të sigurojnë një kabëll për të vendosur ndriçim në rrugë,por për të rregulluar problemin me shtyllën e amortizuar nevojiten më shumë shpenzime të cilat ata vetë nuk i përballojnë dot.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button