Aktualitet

Gjirokastër/ Subvencionet jepen me burokraci. Fermerët: Jemi pesimistë,shteti na sorrollat.

Jetnor Kucaj një pronar baxhoje në fshatin Lekël ka vendosur të ngrejë këtë biznes pikërisht në këtë zonë rurale,pasi jo vetëm që burimi i lëndës së parë që përdoret në biznesin e tij është më afër,por edhe sepse në këtë zonë ka vërejtur mungesën e një biznesi të tillë. Dhe siç shihet edhe nga mbarëvajtja e punës ka qënë një investim i saktë pasi ka ecur shumë mirë. Mesa duket zona e ka pasur të nevojshme një pikë grumbullimi të bulmetit duke qënë një fshat i pasur me blegtori. Një mënyrë e zgjedhur nga shumica e banorëve të fshatit diku si e vetmja zgjidhje për të jetuar në një vend rural e diku si mundësi punësimi në mungesë të vendeve të punës.
Por ashtu si çdo biznes edhe z. Jetnor ka hasur vështirësi në biznesin e tij sidomos viti që sapo lamë pas dhe pandemia i kanë lënë magazinat e kësaj baxhoje të mbushura plot kur në vitet e mëparshme në një situatë normale magazinat ishin bosh.
Edhe pse nga drejtoria e bujqësisë pohohet se janë dhënë subvencionesh serish ato janë në një numër të ulët ku sipas specialistët pranë drejtorisë së bujqësisë z. Argjiro Muho janë kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit apo informacionit nga ana e fermerëve apo subjekteve që përfshihen në skemën e subvencioneve,ajo që na pohon z. Jetnor është krejt e kundërta. Sipas tij edhe pse është shumë i rregullt me dokumentacioni dhe ka kërkuar një zvendësim fare të vogël në biznesin e tij,zvendësimin e një mjeti të amortizuar në biznesin e tij i është dashur të përballet me burokraci dhe të paguajë vetë shpenzimet duke mos ditur nëse këto para që do te paguajë do ti kthehen sërish apo jo.
Megjithatë po të flasim në vija të përgjithshme për bujqësinë e veçanërisht në qarkun e Gjirokastrës ku ministri i bujqësisë ishte  njëkohësisht deputet na duhet me keqardhje të raportojmë se nuk është bërë asgjë,kjo vërehet fare mirë me ankesat e banorëve të fshatrave si dhe me boshatisjen e fshatrave.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button