Sport

Gjoba dhe pezullim, Disiplina “gozhdon” Bylisin e Partizanin

Dje përfundoi java e 15-të e Kategorisë Superiore me derbin Partizani-Tirana, që përfundoi me suksesin 1-0 të “demave” të Ilir Dajës. Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë masa për çfarë nuk shkoi mirë këtë javë.

Trajneri i Bylis, Veljko Dovedan u pa i acaruar në fundin e takimit që ekipi i tij humbi ndaj Vllaznisë. Protestat i kanë kushtuar 2 ndeshje pezullim timonierit të ballshiotëve. Gjobë prej 100 mijë lekësh edhe për klubin, teksa edhe Partizani është gjobitur me dyfishin e kësaj shume.

Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Rrëzimin e kërkesës së Tirana – AS Femra, në lidhje me lojtaren Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button