Aktualitet

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Metës, merr në shqyrtim Teatrin Kombëtar

Gjykata Kushtetuese do të kalojë për shqyrtim kërkesën e drejtuar nga Presidenti Ilir Meta, në lidhje me paligjshmërinë e shembjes së Teatrit Kombëtar nga maxhoranca aktuale, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 17 majit të vitit të kaluar

Raportohet se së fundmi gjyqtarët e Kushtetueses kanë vendosur që të kalojnë për seancë plenare padinë e parë të Ilir Metës, që e quante anti-kushtetues ligjin special për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Gjykata Kushtetuese nuk ka ofruar ende një datë se kur do të zhvillohet kjo séance.

Por mësohet se ky është një hap para drejt vendimmarrjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese, për të dhënë një verdikt nëse ligji është apo jo kushtetues.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button