ArgetimSport

“Gjyqtari më i mirë në histori”, Kolina: “Ky vlerësim më rikthehen pas në kohë”!

Ish-gjyqtari i njohur italian Pierluixhi Kollina e mbylli vitin 2020 me një çmim të veçantë. Ai u përzgjodh nga komuniteti i futbollit, në një anketë të organizuar nga FIFA, si “Gjyqtari më i mirë në historinë e futbollit”.
Pas këtij vlerësimi të pakontestuar, në një intervistë për “Corriere Della Sera”, ndërmjet të tjerash Kolina, është shprehur: “Ka shumë ndryshim kur merr një çmim teksa je ende në aktivitet dhe kur e merr atë, pasi je larguar nga fusha. Unë kam 15 vjet që nuk gjykoj më”,- tha ai.
“Unë e mora një vlerësim për një punë që kam bërë dikur, askush dhe asgjë nuk mund ta shuajë atë që ka ndodhur. E përjetoj me emocion këtë nderim, me krenari, por edhe me pak nostalgji. Ky vlerësim më bën të rikthehem pas në kohë. Më pëlqente shumë të isha në fushë dhe gjykoja.
Kur je ende aktiv dhe merr një vlerësim të tillë është një përgjegjësi e madhe. Njerëzit presin maksimumin. Më ka ndodhur që të mërkurën të gjykoj Mançster Junajtid-Real Madrid dhe të shtunën të gjykoj në Serinë B. Në asnjë rast nuk kam thënë se kjo e dyta është një ndeshje e lehtë”, – ka deklaruar ish-gjyqtari Kolina, i cili ka qenë i angazhuar edhe nga UEFA dhe FIFA, për problemet e gjykimit në futbollin ndërkombëtar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button