Aktualitet

Goditen lojërat e fatit, arrestohet 39 vjeçari që e kishte kthyer lokalin e tij në loto, pranga dhe 5 personave të tjerë, akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike

Tiranë

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i organizimit të lotarive të palejuara. Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit ku zhvillohej ky aktivitet i kundërligjshëm. Arrestohen në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, është evidentuar një rast i zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 39 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 1 aparat celular, dy aparatura që i përdorte për të ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të organizimit të lotarive të palejuara dhe një sasi valute e përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. K., 31 vjeç dhe H. A., 23 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Y. D., 51 vjeç, L. Dh., 51 vjeç dhe Q. M., 24 vjeçe, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button