Aktualitet

Grabitja e filialit të një institucioni financiar privat tek Brryli, ja sa para u vodhën

Filiali i një institucioni financiar privat është grabitur mesditën e sotme. Ngjarja ndodhi pranë zonës së Brrylit, ku grabitësi mori një sasi parash përmes kërcënimit të punonjësve.

Burime bëjnë me dije se autori ia mbathi në këmbë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie. Ende nuk dihet sasia e parave të grabitura.  Shuma e grabitur është 3 milionë lekë të vjetra.

Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button