Politike

GRAFIKU/ Meta publikon shifrat e të prekurve nga Covid: Virusi nuk ndalet me propagandë. Numri i të prekurve po rritet!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ një grafik të rritjes së numrit të personave të prekur nga Covid në vend. Meta shkruan se ky është niveli më i lartë i shënuar që pas javës së dytë të dhjetorit. Kreu i shtetit shkruan se nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.

POSTIMI:

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.
Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.
Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.COVID-19 nuk ndalet me propagandë.Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button