Bota

Greqia rikthen masat shtrënguese, ja bizneset që mbyllen nga nesër, vendi në karantinë pas orës 21:00

GREQI

Greqia ka vendosur të shtrëngojë masat, menjëherë pas Vitit të Ri. Qeveria greke ka marrë vendimin për të rikthyer orën policore, duke filluar nga dita e nesërme e deri më 11 janar.

Lajmi është bërë i ditur sot nga zëdhënësi i qeverisë, i cili njofton se do të bëhet ndalimi në dyqane, funksionimi i librarive, parukerive, shërbimeve të kujdesit dhe aktivitetet e gjuetisë apo peshkimit.

Ndalimi i udhëtimit rikthehet gjithashtu në orare më të rrepta, nga 21:00 në mbrëmje deri në 5:00 në mëngjes , me përjashtimin e vetëm të punonjësve të policisë dhe atyre që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Kishat do të qëndrojnë të mbyllura për besimtarët. Siç përmendi zëdhënësi Petsas, masat merren me synimin e hapjes së shkollave më 11 janar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button