Politike

Grida Duma i kthehet Ramës: Gënjeve për të vdekurit nga COVID, dil përpara familjeve në zi dhe jep llogari!

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se fsheh vdekjet nga koronavirusi në vend.

Teksa ka publikuar një video, Duma thekson në ‘Facebook’ se Rama duhet të dalë përpara mijëra familjeve në zi që kanë humbur të dashurit e tyre dhe të japë llogari.

“Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga covid. Ai u tha mijëra familjeve që sot vajtojnë se të afërmit që humbën janë vetëm numra. @edirama dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari!”, shkruan Duma.

https://www.facebook.com/watch/?v=247842266778470

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button