Aktualitet

Gruaja e kishte denoncuar të zhdukur, policia e gjen burrin të pajetë në mal

Një banor i Shkupi i cili ishte denoncuar i zhdukur prej 24 orësh, është gjendur i vdekur nga policia lokale.

45 vjeçari sipas zhurnal.mk u gjend i pajetë në Majën e Zezë.

45 vjeçari sipas zhurnal.mk u gjend i pajetë në Majën e Zezë.

Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur se i vdekuri U.F. është gjetur dje në orën 16.15 minuta nga ana e nëpunësve të policisë, ndërsa zhdukjen e tij një ditë më parë e kishte denoncuar bashkëshortja e tij.

Pranë trupit është gjetur edhe makina e tij “Lada Niva” me targa të Shkupit.

Ekipet mjeko-ligjore kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i personit të pajetë është dorëzuar për autopsi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button