Bota

Gruaja më e vjetër në planet mbush 118 vjeç

Personi më i moshuar në botë, japonezja Kane Tanaka, mbush 118 vjeç. E lindur në janar 1903, Tanala ishte shpallur në mars të 2019-ës nga Rekordet Guines si gruaja më e vjetër e planetit në moshën 116 vjeçare, dhe në shtator kishte vendosur rekordin japonez prej 117 vjetësh e 261 ditësh.

Nga azili i të moshuarve në perëndim të Japonisë, ku jeton, ajo festoi ditëlindjen duke falenderuar të gjithë personelin dhe njerëzit me të cilët ndaj aktivitetet e përditshme.

Sipas personelit që kujdeset për ‘të, ajo kryen ushtrime gjimnastike përditë, di të llogarisë veprime matematikore, dhe është e apasionuar pas lojërave të tavolinës. Ajo ka oreks të mirë zakonisht dhe i pëlqen shumë çokollata.

Herë pas here i lejon vetes dhe një koka kola. Pyetjes për jetëgjatësinë e saj ajo i përgjigjet shumë thjesht: Të hash ushqim të shijshëm, dhe të studiosh gjithmonë.

Objektivi i saj është të arrijë në 120 vjeç. Kane Tanaka, lindi para kohe dhe u martua me kushëririn e saj në 6 janar të vitit 1922. Gjatë luftës së dytë botërore ajo punoi me bashkëshortin e saj në një dyqan që shiste torta me oriz.

Në vitin 1952, si pasojë e influencës së forcave të armatosura amerikane të pranishme në territorin japonez, ajo dhe bashkëshorti i saj u konvertuan në të krishterë.

Vazhdoi të punonte në dyqan deri në moshën 63 vjeç. Kur ishte 67 vjeç, ajo nisi një aktivitet të sajin, duke shitur lule. Vetëm kur mbushi 80 vjeç shkurtoi orarin e punës. Në vitet ’70, vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka shumë nipër e mbesa dhe në vitet ’80 ka qenë dhe në Itali. Ajo është e ve që nga viti 1993. Në moshën 103 vjeçare ajo u diagnostikua me kancer, por arriti të mbijetonte pas një operacioni të suksesshëm në Tokio.

Kur ishte 107 vjeç në 2010-ën djali i saj shkroi një libër për jetëgjatësinë. Një nga pasionet e saj janë kaligrafia dhe ushtrimet e matematikës.

Ha oriz, peshk dhe supë, si dhe pi shumë ujë. Një dietë të cilën ajo thotë se e ndjek që kur ishte 112 vjec, pi tre kafe në ditë, pije ushqyese dhe me gaz. Ajo thekson se familja është shumë e rëndësishme për të dhe një gjumë i qetë është sekreti i jetëgjatësisë. Ajo i ka mbijetuar tre epidemive: spanjolles 1918 – 1920; Sars 2004; dhe Covid-19, dy luftërave botërore, pasojave të bombës atomike të Nagasaki dhe një tumori.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button