Aktualitet

Hetimet vazhdojnë për zhdukjen e biznesmenit italian, mbetet mister arsyeja e udhëtimit të tij në Pukë

Biznesmeni ishte në zonën e Gjegjanit, ku po shpërndante parat e fituara në mënyrë të paligjshme nga emigrantë shqiptarë dhe këto dyshohet se vinin nga trafiku i drogës. 

PUKË-Prokuroria shqiptare ka nxjerr detaje të reja në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian David Percorelli. Grupi hetimor ka ngritur hetime se ai fillimisht është vrarë e më pas është grabitur.

Biznesmeni ishte në zonën e Gjegjanit, ku po shpërndante parat e fituara në mënyrë të paligjshme nga emigrantë shqiptarë dhe këto dyshohet se vinin nga trafiku i drogës.

Pikërisht për ketë arsye, grupi hetimor shqiptar ka ngritur dyshime se Pecorelli është vrarë nga persona, të cilët kanë qenë në dijeni për lëvizjet e tij dhe sasitë e mëdha të parave që kishte.

Po ashtu, hetuesit janë skeptik që 43-vjeçari ka qëndruar në zonën e Gjergjanit për shkak të biznesit të tij. Ndërkohë, mediat italiane, kanë njoftuar se Prokuroria e Peruguas në Itali ka hapur hetime për ngjarjen dhe pritet që një grup ekspertësh të vijnë në fillim të javës, për të vijuar më tej hetimet.

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 6 janar të këtij viti në një fshat të Pukës. Në makinën që kishte marrë me qera janë gjetur dy eshtra, ADN-ja e të cilave do të krahasohet me atë të familjarëve të tij. Partnerja e tij shqiptare pretendon se 45-vjeçari kishte ardhur për të zgjeruar biznesin në Shqipëri, dhe se nuk kishte konflikte me njeri. Deri më tani nuk ka një pistë konkrete ku edhe po hetohet lidhur me zhdukjen e tij.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button