Bota

Hidhen në kosh 1.900 doza të vaksinës Moderna, frigoriferi u hoq gabimisht nga priza

Në një kohë kur cdo vaksinë është e vlefshme dhe e vështirë për tu gjetur, në SHBA, 1.900 doza të Moderna u bënë të papërdorshme, pasi një punonjës sanitar hoqi gabimisht prizën e frigoriferit.

Nga raportimet e mediave, ngjarja ka ndodhur me 19 janar në kampusin Jamaika Plain të qendrës më të madhe shëndetësore në qytetin Boston në Massachusetts.

Në një deklaratë, eksperti i sistemit të shëndetit publik në Boston, Kyle Toto, tha se frigoriferi ndodhej në një vend të sigurt dhe se kishte sistem alarmi dhe se po hetojnë përse nuk ka funksionuar alarmi pasi priza u hoq gabimisht gjatë pastrimit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, njoftoi se Moderna i dërgon vaksinat në komplekse në gjendje të ngrirë 20 gradë nën zero dhe se ato mund të ruhen deri në 30 ditë duke u ngrirë 40 gradë nën zero.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button