Aktualitet

Historia prekëse! 28-vjeçarja s’mundi dot të gëzojë fëmijën, nëna e re shtrohet tek COVID 2 sapo del nga materniteti

TIRANË- Një histori e trishtë vjen nga spitali COVID2, ku një nënë e re, 28-vjeçare, nuk mund dot të gëzojë fëmijën e saj të porsalindur për shkak të infektimit dhe gjendjes së rëndë me COVID19. 

Raportohet se e reja ndodhet e shtruar në reaminacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Porsa ka dalë nga materniteti, vajza nuk ka shkuar me familjen në shtëpi dhe me fëmijën e porsalindur, por është dërguar menjëherë në spitalin COVID2, pasi gjendja e saj është kërkeqsuar për shkak të COVID19.

Ndërkohë që foshnja mësohet se është në maternitet, ku po kujdesen mjekët. Ende nuk dihet nëse fëmija është i infektuar ose jo me COVID, ndërsa gjasat që virusi të kalojë nga nëna tek fëmija në bark janë 2-5%.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button