Sport

Humbja e McGregor, reagon Khabib: Kështu ndodh kur braktis ekipin tënd

Ajo që nuk pritej ndodhi mëngjesin e sotëm në Arabinë Saudite. Conor McGregor u mposht që në raundin e dytë nga Dustin Poirier, duke i habitur të gjithë fansat e UFC-së. Irlandezi e humbi toruan shumë shpejt, duke u mposhtur me KO që në raundin e dytë.

Reagimet ishin të shumta pas sfidës, por nuk mund të mungonte dhe Khabib Nurmagomedov. “Kjo është ajo që ndodh kur ti ndryshon ekipin dhe braktisni sponsorët që të bënë kampion. Kjo është ajo që ndodh kur luan me fëmijë të vegjël, shumë larg realitetit”, ishte komenti i luftëtarit nga Dagestani në “Twitter”.

Kohët e fundit po flitej shumë se Khabib do të rikthehej sërish në ring, pasi u tërhoq pas vdekjes së babait të tij nga Covid-19. Ishte vetë presidenti i UFC-së, Dana Ëhite, i cili konfirmoi se është në bisedime me të. Gjithashtu, parashikohej dhe një ndeshje e dytë mes tij dhe McGregor, por pas humbjes së këtij të fundit shanset që ajo të ndodhë pakësohen.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button