Bota

Hyrja në fuqi e Brexit, Mbretëria e Bashkuar ‘blindon’ kufirin detar me Francën, dërgon 4 anije luftarake

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së BREXIT, Mbretëria e Bashkuar është zyrtarisht jashtë Bashkimit Europian dhe e ka nisur 2021 si një shtet i vetëm, jashtë unionit dhe me rregulla të tjera.

Menjëherë flota mbretërore ka dërguar 4 anije luftarake, njëra prej të cilave HMS Trent që vlen 100 milionë paund për të blinduar kufirin detar me Francën.

Sipas DailyMail kjo lëvizje në ditën e dytë është bërë për të paralajmëruar peshkarexhat franceze mos përfshihen në zonën britanike të peshkimit dhe detin e tyre.

Në fakt sipas marrëveshjes tregtare të arritur, vendet kufitare me Mbretërinë e Bashkuar mund të vijojnë peshkimin në ujërat britanike, me kushtin që në 5.5 vitet e ardhshme t’i dorëzojnë 1/4 e kuotës së mbledhur.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button