Bota

I infektuar me Covid-19, shfaqet sindroma e rrallë tek 7-vjeçari në Britani, sëmundja vdekjeprurëse dyshohet se lidhet me koronavirusin

BRITANI– Një djalë shtatë vjeç është në kujdes intensiv duke luftuar me një sëmundje të rrallë që mendohet të jetë e lidhur me Covid-19.

Gjashtë javë pasi Logan Walsh pasi u infektua me Covid-19 ai u diagnostikua me Sindromën Inflamatore të Shumë Sistemit Pediatrik (PIMS-TS.) Sipas mediave të huaja, për shkak të të sindromës gjendja e tij shëndetësore ndryshon herë pas here ndërkohë që lëkura i bëhet me flluska dhe rrahjet e zemrës rriten.

Sipas Kolegjit Mbretëror të Shëndetit të Fëmijëve dhe Pediatrisë, PIMS_TS “është shumë e rrallë dhe se kjo sëmundje mund të çojë deri në vdekje. Nëna Jessica Walsh, 43, dhe Logan, u infektuan me Covid-19 në nëntor. I vogli nuk fillimisht nuk kishte shfaqur asnjë shenjë as të virusit dhe as të sindromës.

Fillimisht duke hedhur poshtë sëmundjen si një defekt në stomak, gjendja e tij u përkeqësua. Pas konsultimit me mjekun e familjes, u mor vendimi për të thirrur një ambulancë.

Aktualisht i vogli ndodhet në sptal ndërkohë që ende nuk është dhënë një kurë e caktuar për të.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button