Aktualitet

I jepet lamtumira shqiptarit, grekët: Si nisi sherri nga plagosja e vëllait, autori u arratis në atdhe

I është dhënë sot lamtumira e fundit shqiptarit 27 vjeçar, Mario Metaj, i cili u ekzekutua dy netë më parë në Patra të Greqisë.

Policia është ende në kërkim të autorit të 27 vjeçar që punonte në një hotel, ndërkohë që shoku që e nxiti në këtë krim nuk ka pranuar të flasë.

10 ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, vëllai i viktimës ishte qëlluar me thikë po në Patra. Kjo është edhe një nga pistat ku po heton policia.

Grupi hetimor ka dyshime se konflikti mes palëve ka vijuar edhe më tej dhe hakmarrja përfundoi me një të vdekur.

Autoritetet greke dyshojnë se autori i vrasjes, që është identifikuar se është nga Shqipëria mund të jetë arratisur për në atdhe pas krimit.

Dje, policia kreu kontrolle në shtëpitë e personave të përfshirë ku u gjetën sasi të vogla kanabisi.

Në shtëpinë e autorit të krimit në qendër të Patras, u gjetën dy armë, një sasi e vogël hashashi dhe një peshore precize, ç’ka të nxjerr të pista e dytë, nëse vrasja mund të ketë ardhur si pasojë e ndonjë përplasje për pazare droge.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button