Aktualitet

I vunë triotol “Porche-s”! Bashkë me mjetin, u dogjën kamera dhe serveri! E shkuara e bisnesmenit Naksi në Angli, kërkohet informacion nga homologët

Shumë shpejt u mësua se nga shpërthimi nuk ishte dëmtuar vetëm makina tip “Porche” e biznesmenit por edhe kamera e sigurisë bashkë me serverin. Megjithatë ka ende ‘shpresë’, pasi serviri do të dërgohet jashtë për të parë nëse ka ende ndonjë mundësi për të rikuperuar materialet e dëmtuara. 

TIRANË– Tritoli i vendosur në garazhdin e biznesmenit Saimir Naksi tronditi Qesarakën, mëngjesin e të shtunës, vetëm pak ditë më parë. Policia mbërriti me urgjencë në vendngjarje për të zbardhur gjithë çfarë kishte ndodhur duke nisur kërkimet për autorët, që sipas tyre ishin filmuar nga kamera e sigurisë, e vendosur nëntokë. Por u gabuan.

Shumë shpejt u mësua se nga shpërthimi nuk ishte dëmtuar vetëm makina tip “Porche” e biznesmeni por edhe kamera e sigurisë bashkë me serverin. Megjithatë ka ende ‘shpresë’, pasi serviri do të dërgohet jashtë për të parë nëse ka ende ndonjë mundësi për të rikuperuar materialet e dëmtuara. 

Nga ana tjetër, binzesmeni Naksi nuk ka dhënë ndonjë emër të ndonjë personi që mund të ndihmojë në kapjen e autorit, pasi këmbngul se nuk ka konflikte me njeri. Mësohet se ai ka jetuar për disa vite në Britani të Madhe, duke ‘detyruar’ autoritetet shqiptare që të kërkojnë informacion nga homologët lidhur me veprimtarinë e tij në vendin ishullor.Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 07:40 të mëngjesit të së shtunës dhe për fat të mirë nuk pati dëme në njerëz por vetëm materiale.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button