Aktualitet

Ikën Vitore Tusha! Në krye të KED-së për 2021 vendoset Ervin Pupe

Vitore Tusha nuk do të jetë më në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi! Nga e marta e 5 janarit 2021, ajo do t’i lërë detyrën gjyqtarit të lartë, Ervin Pupe. Tusha mori detyrën përkohësisht pas largimit të Ardian Dvoranit. 
Sipas gazetarit Arsen Rusta, anëtarët e rinj të KED janë: Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska nga ‘Kushtetuesja’, ndërsa anëtar zëvendësues nga gjykata Kushtetuese u zgjodh magjistratja Fiona Papajorgji. Nga Gjykata e Lartë anëtarë do të jetë Ervin Pupe, ndërsa Ilir Panda u zgjodh anëtar zëvendësues.
Pupe, si gjyqtari më i vjetër, pritet që edhe të marrë edhe drejtimin e KED përgjatë vitit 2021. Përfaqësues i prokurorisë së Përgjithshme u zgjodh Adnan Xholi, Gjykata e Apelit do të përfaqësohet nga Astrit Kalaja dhe Elona Toro, ndërsa prokuroria e Apelit nga Gjon Fusha dhe Genti Xholi. Përfaqësuesja e gjykatës Administrative do të jetë Rilinda Selimi.
Këshilli i Emërimeve në drejtësi ka për detyrë që të kontrollojë dhe të rendisë listën kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe më pas t’ja kalojë Presidentit dhe Kuvendit për Emërim. Aktualisht në radhët e Gjykatës Kushtetuese mungojnë 2 antëtarë, që duhet të dalin nga radhët e Gjykatës së Lartë. KED me 9 anëtarë, riformatohet çdo vit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button