Bota

India miraton për përdorim dy vaksina anti-Covid, pritet përdorimi javën e ardhshme

India ka miratuar për përdorim emergjent dy vaksina anti-Covid. Sipas mediave të huaja, autoritete kanë njoftuar se në vend është miratuar për përdorim, vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit në bashkëpunim me AstraZeneca dhe një tjetër e prodhuar nga  kompania farmaceutike indiane Bharat Biotech.
Ndërkohë, bëhet e ditur se vaksinimi pritet të fillojë javët e ardhshme.
“Këto dy vaksina janë miratuar për përdorim të kufizuar në raste urgjente. Efektiviteti i përgjithshëm i vaksinave të Oxford dhe AstraZeneca ishte 70.42%, ndërsa ai i Bharat Biotech, i quajtur COVAXIN, është i sigurt dhe ofron një përgjigje të fortë imune,”-vuri në dukje inspektori i përgjithshëm i autoritetit rregullator, V. Tz. Somani.
Të dyja vaksinat, të cilat ruhen në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius, do të jepen në dy doza. India renditet e dyta me numrin më të lartë të infektimeve. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 10,324,631 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 149,471 pacientë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button