Bota

India miraton vaksinën anti-Covid të AstraZenecës për përdorim emergjent: Tre të tjera janë në pritje të dritës jeshile

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat shkruajnë se miratimi i vaksinën është dhënë ditën e premte.

INDI- India ka miratuar ditën e sotme vaksinën anti-Covid të Universitetit të Oksfordit dhe gjigandit farmaceutik AstraZeneca. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat shkruajnë se miratimi i vaksinën është dhënë ditën e premte.

Në Indi kjo është vaksina e parë që është miratuar për përdorin ndërkohë që edhe tre vaksina të tjera janë në pritje për miratim. Në mesin e vaksinave për përdorim është vaksina ruse Sputnik V, një vaksinë e zhvilluar në Indi dhe ajo e Pfizer/BioNTech.

India është vendi i dytë më i prekur nga Covid-19 pas SHBA-së. Deri tani në Indi janë regjistruar 10,305,788 persona me Covid, ndërsa 149,218 të tjerë kanë humbur jetën.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button