Bota

Infektohet nga COVID-19/ Prezantuesi legjendar Larry King shtrohet në spital, probleme me shëndetin

Prezantuesi Larry King është në gjendje të rendë shëndetësore, pasi u infektua nga pandemia e koronavirusit. Sipas mediave të huaja, King po trajtohet në një spital në Los Anxhelos pasi u diagnostikua pozitiv dhe është në gjendje të rendë. 
87-vjeçari, dikur prezantues në CNN, drejton emisionin e tij “Politicking” dhe të në kaluarën ka patur probleme shëndetësore. Në vitin 2017, prezantuesi legjendar njoftoi se vuante nga kanceri i mushkërive.
Ndërsa në prill të vitit 2019 ai iu nënshtrua angioplastikës (ndërhyrje në arterien e zemërs) dhe në të njëjtin vit pësoi edhe një goditje në tru. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button