Aktualitet

Interkonjuksioni 400 kilovolt Shqipëri – Kosovë del jashtë funksionit vetëm një muaj pas inagurimit

TROPOJË – 1 muaj pas inagurimiut të linjës së interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë, është rrëzuar njëra prej shtyllave.

Interkonjuksioni 400 kilovolt Shqipëri – Kosovë, ka shfaqur problemet e para pas motit të keq që ka përfshirë vendin.

Temperaturat e ulëta të dimrit kanë bërë të mundur rrëzimin e disa prej shtyllave, projekt i cili pati investimin prej 75.5 mln eurosh.

Në fotot e siguruara duket njëra prej shtyllave të rrëzuara në zonën e Tropojës.

Linja 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë, ka një shtrirje në një gjatësi totale prej 241.1 kilometrave, nga të cilat 151.1 kilometra shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 kilometra në territorin e Kosovës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button