Politike

Ironia e Bashës: Vaksinën në Shqipëri e solli Nusreti, presim ndonjë nga Ndragheta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk i ka kursyer ironitë në lidhje me procesin e vaksinimit anti-covid në vendin tonë, ndërsa ka kujtuar dhe darkën e ministrave dhe zyrtarëve të qeverisë Rama në Dubai.

Ai tha një intervist se vaksinat në Shqipëri i solli kuzhinieri i famshëm Nusret, ndërsa në këtë linjë ironie tha se priten të tjera doza që të vijnë nga Ndragheta.

INTERVISTA
Pyetje: Mirë dakord. Flasim për pandeminë tani dhe për pjesën e vaksinës që ka pasur edhe, le të themi, sekretet e veta për mënyrën se si është siguruar. Kryeministri ka folur aq sa ka folur po kështu bashkë me ekipin e tij.
Lulzim Basha:
 Çfarë ka folur ai, çfarë ka folur?

Pyetje: Nëse do të ishit ju kryeministër, zoti Basha, çfarë do të bënit më shumë në këtë situatë?
Lulzim Basha:
 Atë që kam thënë që prej korrikut

Pyetje: Përveçse vaksinës që tashmë në fakt është në Shqipëri
Lulzim Basha:
 Çfarë? Ku është vaksina?

Pyetje: Ka nisur të aplikohet edhe pse jo në qytetarë por ama mbërriti në Shqipëri
Lulzim Basha: 
Ku është ? Ku është? Nisida të lutem ku është vaksina t’ia tregojmë qytetarëve ku është vaksina? Ku është vaksina? Ku është ma trego, ku janë vaksinat?

Pyetje: I kemi parë pra.
Lulzim Basha:
 Po ku janë tani, në këtë moment që flasim? Ka vaksina në Shqipëri? Të paktën nga ajo që media publikoi duket që nuk ka dhe nuk do të ketë përveçse për 10 mijë apo 20 mijë shqiptarë nga 3 milion shqiptarë, nuk do të ketë deri në korrik, gusht nuk do të ketë vaksina. Është kështu apo jo? Unë këtë pashë nga ajo që publikoi media se pjesën tjetër na I mban sekret. Është kështu Nisida apo jo? Kjo është e vërteta. Tani të vijmë tek përgjigja e pyetjes që bëre, që prej Korrikut I kam kërkuar 2 gjëra: Merr masa për vaksinimin kundër gripit sezonal, sepse mbivendosja e gripit sezonal me koronavirusin do të shkaktojë shumë më shumë probleme shëndeti dhe jete. E dyta merr masa për vaksinën. Merr masa për vaksinën si çdo vend tjetër. Çfarë bëri? Shkoi në udhëtim ku u kap dyqaneve luksoze të Neë York-ut dhe një fotografi në një muze me një drejtues të një kompanie farmaceutike. A thua se shkoi te blinte këpucë dhe të sillte këpucë për shqiptarët. Jo, bleu këpucë për vete por vaksina nuk solli. Dhe vaksina nuk ka. Pse?! Sepse Edi Rama prej ditës së parë…

Pyetje: Mirë, me aq doza sa kanë mbërritur Z.Basha vendet e tjera nuk e kanë parë ende vaksinën. A nuk është një bonus ky që mbërrin vaksina në Shqipëri ?
Lulzim Basha:
 Po ku ka mbërritur vaksina në Shqipëri, këtë më thoni.

Pyetje: Ka vende të Ballkanit Perëndimor që nuk ka mbërritur.
Lulzim Basha:
 Ku ka mbërritur vaksina në Shqipëri?

Pyetje: Po mirë pra, ne pamë në stadiumin ku aplikuan dozat nga 60 çdo ditë.
Lulzim Basha:
 E di ku mbërriti vaksina në Shqipëri ? E di kush e çoi vaksinën në Shqipëri?

Pyetje: Po?
Lulzim Basha:
 Nusreti e çoi vaksinën në Shqipëri. Ajo është vaksinë kontrabandë për të fshehur skandalin e Nusretit, ku ishin shtruar dhe po hanin biftekun 1000$ ministrat e Edi Ramës. Prit se mos na sjellin edhe ndonjë vaksinë tjetër nga Ndragheta tani, se ka plasur skandali i Ndraghetas. Me siguri do sjellin 500 apo 1000 vaksina të tjera. Edi Rama ka dështuar me pandeminë. Pandemia është një problem global por është mënyra sesi qeveria përballet. Pse them ka dështuar ?! Paketa me e ulët ekonomikë, nuk krahasohet me Kosovën. Sa mijëra familje janë sot tërësisht të falimentuara, janë zhytur në borxh për paratë që kanë paguar për ilaçet për të afërmit. Edi Rama ka dështuar me pandeminë sepse nuk bëri minimumin që prapë se prapë diçka mund t’i kishte kursyer jetëve të shqiptarëve, vaksinën e gripit. A e mban mend Nisida kur tha se do të sjell dyqind mijë vaksina gripi, mbani mend ju ?! Ku janë dyqind mijë vaksinat e gripit normal, ku janë ?

Pyetje: Mirë, vaksina mbërritën gjithsesi. Vaksina franceze ka pasur në qendrat shëndetësore janë aplikuar.
Lulzim Basha:
 Gënjeu, gënjeu dhe vetëm gënjeu. Mjekët dhe infermierët denoncuan në median tuaj dhe në media të tjera atë që ne e dinim për fakt, që numri total I vaksinave të administruara nuk ishte as 1/10 e asaj që premtoi Nisida. Dhe e njëjta gjë bëhet tani edhe lojërat që bëhen me vaksinën.

Pyetje: Z.Basha nuk mu përgjigjët. Çfarë do të bënit ju ndryshe në këtë situatë ?
Lulzim Basha:
 Atë që i propozova Edi Ramës me 11 Mars, atë që i propozova Edi Ramës në Korrik, atë që I propozova Edi Ramës në 29 Shtator.
Pyetje: Jo, me pjesën e vaksinave ?
Lulzim Basha: Prit, prit për të treja. E para punës nuk do ti kisha lënë shqiptarët të fundit në Ballkan për ndihmë ekonomike si rezultat i së cilës janë shpunësuar 100 mijë shqiptarë, 100 mijë familjarë që nuk vënë dot bukën në tavolinë pa marrë borxh dhe ky është realitet. Ne rrimë këtu në këtë studio, shiu pikon jashtë në çadrat në tyre, në shtëpinë e tyre të varfëruara, tavolinat e tyre janë bosh, elektriciteti ose s’ka ose nuk e paguajnë dot sepse Edi Rama ndryshe nga çdo vend tjetër nuk ju dha asnjë kacidhe për të përballuar pasojat e pandemisë. E bëri Kosova, e bëri Maqedonia e Veriut, nuk e bëri dhe nuk e bën Edi Rama. Qindra mijëra të tjera jua çoi oligarkëve, për shqiptarët nuk u kujtua dhe nuk kujtohet. Së dyti, do të kisha mundësuar që përmes testimeve të vija nën kontroll pandeminë.
Ky gënjeu dhe gënjeshtra sot i ka dalë haptazi. Edhe ju keni publikuar të dhënat e INSTAT-it që tregojnë se vitin e kaluar numri i të vdekurve është 6000 më i lartë se vitin pararendës. Mirë 1200 afërsisht është shifra e shpallur zyrtare nga autoritetet, po pjesa tjetër nga se vdiqën Nisida? Ne e dimë fare mirë. Unë e di fare mirë dhe do të tregoj një përvojë personale të një familjari tim që u nda nga jeta në fillim të shtatorit. Dhe nuk është gjë e mirë për tu thënë, është gjë e tmerrshme por është e vërtetë. Dhe natyrisht në një mënyrë sa më të ngushtë dhe anti-Covid bëmë ceremoninë mortore në një parcelë që sapo ishte hapur. Jam rikthyer aty vetëm dy muaj më vonë dhe kam parë tre parcela të tjera të mbushura me varre. Nuk ka nevojë të shohësh shifrat e INSTAT-it për të kuptuar…

Pyetje: Pra ju thoni që analiza që ka bërë dhe Monitori në lidhje me numrin e vdekjeve…
Lulzim Basha:
 Nuk është Monitori, është INSTAT-i.

Pyetje: INSTAT-i ok, ka bërë një analizë dhe Minitori.
Lulzim Basha: 
Monitori vetëm sa e ka botuar. Çfarë tregon kjo? Tregon që dështimi… Po t’i marrësh këto numra për të cilat u akuzuam ne sikur çfarë bëmë kur treguam të vërtetën e kupton që Shqipëria është në krye të vendeve për frymë popullsie, me viktimat më të larta, me numrin më të lartë të sëmurëve, me numrin më të lartë të vdekurve në personelin shëndetësor. Më fal se askush nuk merret, nuk janë numra, nuk janë emra. Janë mjekë, shumë prej tyre profesorë të nderuar që kanë ndërruar jetë dhe po ti marrësh me popullsinë, po ti marrësh në raport me numrin e mjekëve është Shqipëria në krye të vendeve tjera të Europës dhe të Ballkanit. Pra kemi të bëjmë me një dështim total. Çfarë duhet të kishte bërë u bë refren. Të kishte testuar, po si mund të testosh kur nuk ke blerë testime? Nuk ke blerë tampone? Si mund të testosh kur edhe tenderin e maskave e bënë sekret? Dhe maskën e blen me shumëfishin e çmimit të tregut? Pra dhe në kohë pandemie, njësoj si në kohën e tërmetit, njësoj siç i ka zbuluar sot anti-mafia italiane, Edi Rama dhe qeveria e tij kanë bërë atë që çdo shqiptar ka bërë çdo ditë, të vjedhin shqiptarët në vend që t’iu shërbejnë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button