Aktualitet

Ish deputeti Vangjel Tavo: Largimi i mjekëve nga puna është marrëzi e qeverisë

Ditën e sotme mjeku Genc Struga është shkarkuar nga puna në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Vendimi vjen pak ditë pasi drejtuesi i këtij institucioni shkarkoi për arsye politike mjekun Ilir Allkja. Ish-ministri i Shëndetësisë, mjek në profesion, Vangjel Tavo thotë se largimi i mjekëve nga detyra në mes të pandemisë është një skandal dhe marrëzi që duhet ndalur.

Duke publikuar vendimin e shkarkimit të mjekut, Tavo shprehet se drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë duhet të heqin dorë nga presionet ndaj bluzave të bardha.

SKANDAL / Largimi i mjekëve nga puna është marrëzi e qeverisë.A e kuptoni se çdo të thotë të pushosh nga puna një mjek sot kur ne kemi mungesë të theksuar mjekësh?Shkarkimi i vazhdueshmëm i mjekëve është presion diktatorial dhe tregon papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie.I bëj thirrje qeverisë t’i kthejë menjëherë në punë të dy mjekët e pushuar nga puna Ilir Allkja dhe Genc Struga.Ky është turpi i rradhës për drejtuesit e QSUT dhe Ministrinë e Shëndetësisë.Kjo qeveri skandalesh duhet larguar sa më parë.Të gjithë në mbështetje të bluzave të bardha, heronjve tanë të heshtur deklaron Vangjel Tavo.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button